“Pehlivan Elektrak” do të shfaqet në rrugët e Ballkanit (FOTO)

Automjeti elektrik i bërë nga studentët e Fakultetit të Inxhinierisë pranë Universitetit të Trakya-s, të cilën e kanë quajtur “Pehlivan Elektrak”, do të dalë në turneun e Ballkanit ku do të promovohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjeti i cili fitoi çmimin “Dizajni më i mirë” në garën e TUBITAK automjetet alternative me energji, më 19 prill do të niset për në Ballkan.

Ekipi i projektit, së pari do të zhvillojnë promovimin e automjetit më 20 prill në Universitetin Teknik të Sofia.

Automjeti pasi që të vizitojë Bullgarinë dhe Greqinë, më pas do të promovohet edhe në Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri.

Automjeti elektrik i cili u bë si pasojë e punimit të 16 studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë pranë universitetit të Trakya-s, peshon 190 kilogram dhe shpejtësia e tij mund të rritet deri më 110 kilometra në orë. Automjeti i cili punon me bateri litium mbushet për 40 minuta, me një bateri për 3 kilovat orë mund të shkojë përafërsisht 100 kilometra. Shkurtimisht për më pak se gjysmë euro (75 kurush të Turqisë) mund të bëjë 100 kilometra rrugë.

"Pehlivan Elektrak"
“Pehlivan Elektrak”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button