Ademi: BDI nuk ka plan B nëse zgjedhjet nuk mbahen më 5 qershor

Bashkimi Demokratik për Integrim, ende nuk ka të përpiluar një plan B, nëse zgjedhjet nuk do të mbahen në datën e paraparë më 5 qershor, thotë për TV 21, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi.

Ky subjekt politik është deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke konsideruar që janë plotësuar kushtet bazë për mbajtjen e tyre.

“BDI nuk ka plan B. Ne jemi të përkushtuar dhe të koncentruar maksimalisht që të implementohet marrëveshja politike. Kështu që, edhe në ditët në vijim do t’i koncentrojmë të gjitha kapacitetet tona në respektimin e asaj marrëveshjeje që është arritur nga katër liderët e paritve më të mëdha parlamentare në vend”, thotë Ademi.

Për të pasur zgjedhe demokratike, Ademi i referohet vënies në jetë të marrëveshjes së Përzhinës, por edhe implementimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë, gjithashtu vlerëson se me zhvillimet e fundit, situata politike është përkeqësuar, sidomos me vendimin e, siç thotë ai “të ashtuquajturit president të shtetit”, për faljen e politikanëve të implikuar në manipulimin e zgjedhjeve të kaluara dhe në aferën e përgjimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button