Lëvizja “Eco Guerilla”: Prokuroria Speciale ta hetojë edhe Komunën e Tetovës

 

Lëvizja “Eco Guerilla” ka për të kërkuar nga Prokuroria Speciale që, ashtu si në rastin e Manastirit, edhe në Komunën e Tetovës të hulumtojë korrupsion të mundshëm financiar siç janë dyshimet për keqpërdorimet nga udhëheqjet e mëparshme komunale, lidhur me ujësjellësin, transportin e nxënësve nga shkollat e mesme dhe keqpërdorime të tjera që mund të jenë të njohura për udhëheqjen e tashme të Komunës.

“Më 31 maj 2013 Kryetarja e Komunës Teuta Arifi, ka deklaruar se Komunën e ka gjetur në borxh prej 8 milion eurosh, por deri më tani nuk është prononcuar për çfarë borxhi bëhet fjalë. Opinioni duhet te dijë nëse është ngritur procedurë penale ndaj autorëve eventual të këtyre veprave penale. Ne si qytetarë ende presim transparencën e premtuar nga Kryetarja më 31 maj 2013. Kërkojmë dhe inkurajojmë autoritetet e Komunës të publikojnë raportet financiare për 6 vitet e fundit, duke ndjekur shembullin e komunave tjera që i publikojnë raporte të këtilla. Me këtë do të mundësohet që taksapaguesit të informohen se si harxhohen dhe përdoren paratë e tyre. Komuna e ka detyrim ligjor të publikojë këto dokumente. Deri më tani në web faqen e Komunës nuk kemi parë të publikuar asnjë raport financiar vjetor. Kërkojmë përgjegjësi penale dhe konfiskim të pasurive të personave që kanë kryer vepra të këtilla penale dhe të njëjtat t’i kthehen komunës”, thuhet nga lëvizja “Eco Guerilla”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button