Mediat të kërkojnë falje për fotot e rrejshme, i burgosuri në Shtip nuk ka vdekur!

“Nuk ka vdekur i burgosuri S.Sh në Burgun e Shtipit. Pas kurimit në Spitalin Klinik është rikthyer në burg”, me këto fjalë e kanë demantuar për Portalb, përfaqësuesit e Burgut të Shtipit, lajmin e disa mediave që publikuan informacione se i burgosuri S.Sh nga fshati Nerasht ka vdekur.

Edhe zëdhënësja e policisë në Shtip, Gordana Panajotova për Portalb tha se deri më tani nuk ka asnjë kallzim për dhunë apo për vdekjen e të burgosurit.

Madje, disa portale shkuan aq larg sa që vëndosën fotografi të rrejshme e cila është marrë në internet dhe pa asnjë ndërgjegje dhe profesionalizëm hodhën dyshimet gjoja se i burgosur qenka maltretuar e rrahur ndërsa përdorën foton si dëshmi.
Ata duhet të kërkojnë falje për këtë informatë të pakonfirmuar dhe rrejshme që ka shqetësuar familjarët e të burgosurit!

Ja se çfarë thuhet në raportin e përditshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Me të 10.04.2016 rreth orës 09:20 në Stacionin Policor në Shtip, i punësuar në Burgun e Shtipit ka lajmëruar nëpërmjet telefonit se në burg është gjetur një i burgosur i lënduar i cili është dërguar në Spitalin Klinik – Shtip. Policët zyrtar kanë konstatuar se bëhet fjalë për të burgosurin Sh.Sh. (40) nga fshati Nerasht, Komuna Tearce, i cili ka shpjeguar se përpara qelisë së burgut ka rrëshqitur dhe mjeku ka konstatuar – thyerje të kockës së hundës dhe të thyerje të bririt në anën e djathtë”, thuhet në raportin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button