VMRO-Popullore: Faktori ndërkombëtarë të tregojë më saktë se a ka kushte për zgjedhje më 5 qershor

“VMRO-Popullore i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që si garantues për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, qartë, preciz dhe në mënyrë korrekte të tregojë se a janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe a është e gatshme t’i shpallë zgjedhjet si të rregullta, ndërkaq rezultatet si legjitime”, thuhet në kumtesën e VMRO-Popullore, njofton Portalb.

“Në këto ditë kur kemi kulminacion të krizës, partitë politike kryesore mundohen të na bindin se sa interesat e Maqedonisë janë prioritete kryesore për to. VMRO-Popullore, ende nuk ka qëndrim zyrtar se a do të merr pjesë në zgjedhje apo jo, atë do ta bëjmë pasi që bashkësia ndërkombëtare të del me qëndrim më të precizuar”, thonë nga VMRO-Popullore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button