Referendumi i PS, Rama del fitues; vetëm 3 për qind kundër

Edi Rama ka dalë fitues nga referendumi, siç tregojnë rezultatet e thella në favor të tij. Të dhënat e para të dala pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth orës 18:00 të së shtunës, flasin se vetëm një pakicë afër 3 për qind e socialistëve kanë votuar duke e quajtur të paligjshëm mandatin e tij 7-vjeçar, ndërsa të tjerët e kanë mbështetur atë gjerësisht.

Burime nga selia rozë kanë deklaruar se, pjesëmarrja më e madhe ka qenë në Malësinë e Madhe, me 94.8 për qind. Konkretisht, sipas burimeve, në Vaun e Dejës pjesëmarrja ishte 93.6%, në Pukë 86.3%, në Has 87.9% dhe në Tropojë 83.8%.

Ndërsa në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 76.7 për qind. Nga 1.906 anëtarë votuan 1.525, nga të cilët vota të vlefshme dolën 1511. Sipas të dhënave, 1.468 anëtarë votuan pro, ndërsa 43 kundër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button