Ahmeti jep arsyet pse dëshiron zgjedhje me 5 qershor

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin ‘Rruga drejt’ në Alsat M, ka thënë se ka pasur dhe ka krizë të thellë politike që me përfundimin e zgjedhjeve 2014 vendi hyri në krizë me braktisjen e Parlamentit të opozitës, megaskandali i përgjimeve dhe u desh ndërhyrje e fortë politike si ato vendore dhe ato ndërkombëtare për të lehtësuar zhvillimet në vend.

“Më 5 qershor do ketë zgjedhje, sepse nuk ka alternativë tjetër, në qoftë se ka ndonjë mendje të ndritur si koka e Zeusit le ta paraqesë atë alternativë. Më 5 qershor është sanksionuar (caktuar)data e mbajtjes së zgjedhjeve dhe dakordësi kanë dhënë gjitha focat parlamentare… Nuk kemi të bëjmë me dhënie apo mbajtje të fjalës, 5 qershor është dakorduar edhe me komunitetin ndërkombëtar, me gjithë miqtë tanë që të kontribuojmë në dobi të zgjidhjes së problemeve”, tha Ahmeti.

“LSDM dhe Zoran Zaev duhe të reflektojnë dhe të mbeten në proces në të mirë të partisë së tyre. Deklarata e tij është e ngutshme, ai duhet të jetë zëri i vetëm që duhet të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe t’i fusim gjerat në binarë”, shtoi më tej Ahmeti.

Në pyetjen nëse më rëndë e ka pasur në luftë apo tani me zhvillimet e fundit me publikimin e disa përgjimeve, Ahmeti tha se ka bërë shpjegime rreth kësaj teme.

“Të humbish luftën është një tragjedi, sepse pasojat janë të mëdha, dhe nëse nuk ka shpërblim nga ai gjak qe derdhet sigurisht se është një dhimbje e madhe për gjithë ata, të fitosh luftën ata që bien në luftë janë të përjetshëm, në politikë humbën sot, fiton nesër, nuk ka tragjedi, fiton ai që është më i mirë, vendosin qytetarët, platformat, përkushtimi dhe sigurisht se lufta është shumë më e vështirë si për ta drejtuar e menaxhuar kurse, në politikë mbetesh në skenë politike me përkrahjen e qytetarëve, pse organizohen zgjedhjet në çdo katër vite, a e ke realizuar apo se ke realizuar programin…”, ka thënë Ahmeti në emisionin në “Rruga drejt” në Alsat-M.

Nëse nuk mund ta ndreqni, do ta prishni krejt, ka qenë një deklaratë e juaj më parë?

“Nuk di çfarë kuptoni me të prishur dhe të ndrequr…Filozofia popullore thotë se më lehtë mund të bësh keq sesa të bësh mirë. BDI është angazhuar që gjerat të mos degradojnë, të jenë në kuadër të normalitetit, debatit dhe në kërkim të vazhdueshëm të zgjidhjes që ofrojnë mbyllje të problemeve”, tha Ahmeti.

Pas publikimit të bombave të para, ku unë deklaroj me përgjegjësi të lartë që gjithçka që ka për BDI, le të zbardhet, të di opinioni sesi është e vërteta, pavarësisht se kush ka përgjuar, unë nuk do të ngrisë padi, ata njerëz që kanë keqpërdorur besimin e organeve të partisë në detyrat shtetërore do të përgjigjen ligjërisht, ka shtuar Ahmeti.

“Me kalimin e kohës po marrë vesh se ky proces po hyn drejt komprometimit duke kaluar nëpër rrugë e banesa private, dhe ndodhemi në situatë se këto përgjime mund të keqpërdoren, qoftë edhe për përfitime të politikave ditore apo grupore. Ky proces ka degraduar dhe e kam ngritur në instancat vendore, MPB, komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Ahmeti.

Kush po ju shantazhon? , ishte pyetja tjetër që moderatorja Arta Tahiri ia drejtoi liderit të BDI-së.

“Nuk dua të hyj në detaje, sigurisht se ka pasur edhe kërcënime, shantazhe, oferta për blerje, i kam të gjitha si informacione dhe ky lloj veprimtarie ka pasoja dhe rreziqe të mëdha nëse nuk futet në drejtim institucional”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Ruga drejt”, në Alsat-M, duke shtuar se Prokuroria speciale ka mbështetje politike nga ana e BDI-së, pasi del nga marrëveshja e 4 partive politike”, ka thënë ai.

Ahmeti gjithashtu foli edhe për ndryshimet e fundit në BDI, ndryshimin e ministrave dhe krizën politike.

“Filozofia popullore thotë se ma lehtë mund të bësh keq se sa të bësh mirë. Në këtë situatë nuk kemi qenë keq. Bashkimi Demokratik ka dhënë mund konstruktiv për zgjidhjen e krizës. Opozita u kthye në parlament, hyri në qeveri teknike, u themelua prokuroria speciale, dha dorëheqje kryeministri. Nuk ka qenë kaq e lehtë të fusësh në binar gjitha këto. Bashkimi Demokratik për Integrim shumë më lehtë e ka pas të hyp në shkallë dhe të shoh sehir”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button