Edhe një gol i Bardhit i jep fitoren Ujpestit (VIDEO)

Enis Bardhi nga java në javë po tregon se është futbollist kyç i skuadrës së Ujpes, ekip kjo që po luan me shumë sukses këtë sezon në super ligën hungareze. Vetëm pak ditë më parë Bardhi kishte shënuar golin e vetëm në disfatën që kishte përjetuar skuadra e tij, por kësaj radhe Enis Bardhi shënon përsëri, ndërsa skuadra e tij Ujpest ka gjet fitoren duke e rikthyer përsëri pozitën e tretë që  i mundëson që vitin e ardhshëm të garojë në Ligën evropiane.

Në ndeshjen që Ujpest e fitoi 2:0 ndaj Budapest Honved, Bardhi ka shënuar golin e dytë, duke vulosur fitoren në minutën e 64-të.

Ky është goli I pestë i Bardhit që ka shënuar këtë sezon në ndeshjet kampionale më Ujpestin, duke dëshmuar se futbollisti nga Shkupi meriton të merr ftesë sa më parë në reprezentacionin e seniorëve të Maqedonisë nga Igor Angllovski. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button