Rrëzimi i helikopterit, raportohet për dy viktima

Të paktën dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrëzimit të helikopterit në Malësinë e Madhe.

Kreu i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj bën me dije se dyshohet për të paktën dy të vdekur, ndërkohë që banorët flasin për tre viktima.

Mësohet se në bord kanë qenë tre persona dhe helikopteri është rrëzuar në liqenin e Shkodrës.

Në vendngjarje janë nisur forcat e policisë së Shkodrës së bashku me struktura të tjera vendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button