Thaçi: Pa plotësimin e kushteve të zgjedhjeve rrënohet gjithçka

Në takim me mikun Kristian Danielson diskutuam shumë çështje. Për ta tejkaluar krizën duhet zgjedhje fer dhe demokratike. Duhet të punojnë edhe partitë politike edhe institucionet që të përmbushen kushtet. Unë nuk do të përmendi datë. Për datën e 5 qershorit ne kemi qenë të përmbajtur. Për çfarëdo date duhet të krijohen kushte fer dhe demokratike, në të kundërtën gjithçka rrënohet. Kështu është shprehur kreu i PDSH, Menduh Thaçi pas takimit me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristian Danielson I cili sot po qëndron në Shkup, raporton Portalb.

Takim me diplomatin ka pasur edhe Ali Ahmeti, por ky i fundit nuk pranoi të prononcohet për gazetarët.

Përndryshe, dje në Bruksel Danielson realizoi takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili pas takimit deklaroi se bëhet fjalë për gjendjen aktuale politike në vend dhe për procesin e organizimit dhe përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, të caktuara për më 5 qershor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button