Nuk kalojnë ndryshimet e ligjit për media

Shumica parlamentare e ka hedhur poshtë propozimin për ndryshime në ligjin për Shërbime në Mediumet Audio dhe Audiovizuele, i cili ka qenë i dorëzuar nga LSDM-ja, njofton Portalb.

Me këto ndryshime do të duhej të bëhen reforma në Këshillin e TVM-së dhe në Këshillin e Agjencisë për Mediume. Ndryshimet parashohin heqjen e taksës radiodifuzive dhe financimin e plotë nga buxheti.

“U dha një iniciativë që deputetët e opozitës e transformuan në propozim-ligj. Me këtë ligj vlerësojmë se do të bëhet departizimi i plotë në mediumet”, tha deputeti i LSDM-së, Goran Sugareski.

Përndryshe, në mars, propozimin për ndryshimin në ligjin për Shërbime në Mediumet Audio dhe Audiovizuele, e kanë dorëzuar: SHGM, SPGM, KEMM, IMM dhe ISK.

Propozimi është i njëjtë me atë të ndërmjetësuesit të bisedimeve për çështjen e mediave në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhojte. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button