Samsung lanson versionet e reja të J7 dhe J5!

Pas shumë rrjedhjeve të mëparshme, Samsung Galaxy J7 (versioni 2016) dhe Galaxy J5 (versioni 2016) janë lansuar sot edhe zyrtarisht, transmeton Telegrafi.

Galaxy J7 i ri, i cili është më i fuqishëm se J5, ka procesor 8-core në 1.6GHz, ekranin me 5.5 inç në HD Super AMOLED, 3G GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe bateri prej 3.300 mAh

Galaxy J7 ka kamerën kryesore me 13MP, ndërsa kamera frontale është me 5MP. Versioni 2016 i kësaj pajisje ofron gjithashtu lidhjen me rrjetin LTE dhe teknologjinë e pagesave NFC.

Galaxy J5  ka procesor quad-core në 1.2GHz, me ekranin 5.2 inç në HD Super AMOLED, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe baterinë me 3100 mAh. Kamera kryesore e këtij modeli është 13MP, ndërsa ajo frontale sjell 5MP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button