Rolling Stones mban koncert historik në Havanë (VIDEO)

Rolling Stones ka dridhur Havanën. Rock-grupi britanik ka performuar para dhjetëra-mijëra njerëzve në kryeqytetin e Kubës, ku muzika e tij ka qenë e ndaluar për disa dekada, njofton REL.

Mick Jagger ka mirëpritur fansat në gjuhën spanjolle, përpara se të niste performancën me hitin e vitit 1968 Jumpin’ Jack Flash.

Koncerti është zhvilluar pak ditë pas vizitës historike të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Kubë.

Rolling Stones ka qenë i ndaluar në ishullin komunist, pasi muzika e tij është konsideruar si armiqësore.

Koncerti i grupit legjendar ka qenë falas.

Sipas mediave në Kubë, mbi 500,000 veta e kanë ndjekur atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button