Ku jemi ne rinia e sotme

Të moçmit thonë se koha e bënë të veten .Është pikërisht ajo fjal që të bënë të mendohesh gjatë. A thua ku ishim deri në vitet e 90-ta? A ishim kjo rini që jemi sot? Pse kemi ndryshuar ? A jemi aj popull? Çfarë na bëri të ndryshojmë ? A do tia lëmë vetëm fajin faktorit kohë? Jeta jon ka disa faza dhe faza e fuqisë është faza e rinis.Ne e dimë se rinia është thesari më i çmuar dhe më i vlefshmi i popullit tonë. Rinia është e tashmja si  dhe e ardhmja e popullit tonë,por sot kur flasim për rinin për cilën rini e kemi fjalën ,për rinin që gjatë tërë ditës së vet qëndron në kafe, me të vërtet jam e shqetsuar për rinin ton jam e shqetsuar për veten time jam e shqetsuar për shokun tim jam e shqetsuar për shoqen time se me të vërtetë po meremi me gjëra të kota të cilën po e hupim me të shtrejtën tonë koha.

Në qoftëse ne i vizitojmë shkollat dhe marim shembull gjinin mashkullore do të shohim se çantat e tyre ndonjëri mund të ketë ndonjë fletore aj tjetri mund të mos ketë asnjë stilolapsë, ata bëjnë gara mesveti se cili prej tyre ka nota të dobëta se cili prej tyre ka më shum mungesa. Në qoftëse e marim gjinin femërore që është edhe më fatëkeqe shkollën e shfrytëzojnë si një vend për të ikur nga punët e shtëpis, shkollen e shfrytëzojnë si një vend për të bërë gara se cila prej tyre ka makiazhet më të mira , ata shkollën e shfrytëzojn sii një sfilad modash. Mund të marim një shembull tjetër. Një virus tjetër në shoqërinë tonë të cilat jan partit , në qoftëse ti thëret rinin në parti jam e bindur se nuk do të kete vend për të gjetur që të ulesh. Në qofse e theret rininë që të dëgjosh ligjërata se si mbrohesh nga e keqja shum pak prej tyre do të vinë. E si të kërkojmë ne të mira kur rinia shkon vetëm nga e keqja.

Jam e bindur se rinia jonë duke mos e ditur këtë po vrapon pas ideologjive të shfrenuara perëndimore dhe pas dore po e lëjnë moralin e tyre. Për çdo ditë dëgjojmë të zezat e rinisë sonë. Shumica e grabitjeve ,përdorimi i narkotive dhe trafikimi bëhen nga të rrinjët e sotëm. Problemi më i madh i rinis është se shumica jemi jashtë realitetit. Është vërtet për tu çuditur. Sa të rrinjë humbin jetën nga aksidente të ndryshme rrugore , saher një adoleshent vdes nga droga. Shoqëria thotë.Kjo eshte rina e sotme. Nuk e kuptojmë veten e aq më pak të tjerët . Poashtu duhet të kujtojmë kohën kur nuk guxonte tia kthente fjalën prindit, kohë kur punonte njësoj bashk me prindin , kohë kur ishte nën kontroll të prindit ,kohë kur i jepej përgjegjësia prindit nga këmba e gjerë te koka.

E në këtë kohë vepron krejtësishtë e kundërta . Prindit i kthehet fjala , del në çdo kohë pa asnjë kontroll, prindi nuk e di se ku e ka fëmijën e vet , sjell probleme,në shtëpi e shum të tjera. Natyrishtë se kjo nuk është rrug e drejtë për rininë ton . Besoj se po deshëm apo nuk deshëm përgjegjësia na bie mbi shpatulla të gjithëve të rregullojmë këtë fenomen të keq që po ndodh. Mendoj që duhet të ndalemi dhe të mendojmë më shumë vlerat tradicionale të trashëguara të popullit shqiptar . Duhet të mendojmë më shum kush ishim dhe kush jemi. Rinia jonë ka dhënë dhe po jep minimumin e vet për ta ndryshuar gjendjen e vet . Që të mos thellohet e keqja rinia duhet ta doje vendin e vetë, popullin e vet ,pasurinë e vet, varfërine e vet. Duhet të solidarizohet me miqtë të shkollohet, prioritet të bëhet dija dhe puna e merituar , të edukohet fetarisht dhe kombetarishtë. Braktisja e këtyre gjërave do të thotë asimilim në të gjitha aspektet. Ashtu si edhe Naimi na ka porositur ‘ Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button