Ristovski: Nuk ka prolongim, mësimi mbaron më 10 qershor

“Nuk ka prolongim të vitit shkollor, mësimi mbaron më 10 qershor”, ka deklaruar për “Meta”, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, pas informatës së “Meta”-së, se për shkak të zgjedhjeve do të shtyhet testimi ekstern.

Përndryshe, ashtu sië kanë deklaruar për “Meta” disa mësues, testimi ekstern i nxënësve sivjet do të shtyhet për disa ditë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor, duke u bazuar në planin aksionar për sesionin e qershorit të cilin dje e kanë marrë, transmeton Portalb.

Ashtu siç kanë informuar mësuesit, në planin aksionar qëndron se testimi ekstern do të mbahet më 9 qershor, ndërkaq do të mbarojë më 14 qershor, që është shtyrë thuajse për 1 javë. Vetëm për krahasim, vitin e kaluar, testimi ekstern u mbajt nga 2 deri më 10 qershor.

Sipas letrës që ka ardhur te “Meta” shihet se orari i testimeve do të publikohet më 2 qershor për dallim nga viti i kaluar i cili është publikuar më 28 maj, transmeton Portalb.

Klasat e nënta, sipas planit të ri, do të testohen nga 9 deri më 13 qershor.

Me këtë, thonë mësuesit, shtyhet edhe viti shkollor sepse prolongohen edhe datat për ankesa. Gjithë procesi me testim ekstern, sipas ndryshimeve, do të duhet të mbarojë më 15 korrik, kur të gjitha rezultatet do të vendosen në sistem.

Sipas “Kalendarit për organizimin e vitit shkollorë 2015/2016 në shkollat fillore”, të përgatitur nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës, qëndron se gjysmëvjetori i dytë fillon me 20 janar dhe mbaron më 10 qershor të vitit 2016, ndërkaq pushimi veror nis nga 11 qershor 2016, përcjellë Portalb.

Vitin e kaluar në testimin ekstern kanë marrë pjesë 183.280 nxënës dhe 17.803 mësues.

Plani aksionar i ri për sesionin e qershorit
Plani aksionar i ri për sesionin e qershorit
Kalendari për vitin shkollor 2015-16
Kalendari për vitin shkollor 2015/16

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button