Radovan Karaxhiq shpallet fajtor, dënohet me 40 vjet burg

Tribunali i Hagës e ka shpallë fajtor Radovan Karaxhiqin duke e dënuar me 40 vjet burg për krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë. Karaxhiq është shpallur fajtor edhe për gjenocid në Srebrenicë dhe për rrethimin e Sarajevës.

Ky vendim konsiderohet si më i rëndësishmi që nga Procesi i Nurembergut, në vitet 1945-1946, i cili i gjykoi nazistët gjermanë.

Karaxhiq u arrestua në korrik 2008, kurse u akuzua për gjenocid, përfshirje në gjenocid, likuidime, vrasje, dënime, deportime, akte jonjerëzore dhe krime tjera të bëra ndaj myslimanëve, kroatëve dhe civilëve tjerë joserbë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button