Rinia është shkëlqimi i artë i popullit!

Desha t’i  shkruaj rinisë që edhe unë jam pjesë e tyre. Ndoshta jo të gjithë do ta lexojnë këtë shkrim. Nuk është dëshira ime që të gjithë të hyjnë në një grup, madje kam frikë se mos pjesa e artë e rinisë do të jetë ajo më e prekura, por asnjëherë nuk do të jetë kështu së paku për aq sa mendoj unë.

Asgjë nuk ka filluar lehtë, këtë dimë mjaft mirë. Historia na ka mësuar mirë dhe leksione të tilla jo shumë rrallë na janë përsëritur është fjala pra, për gabimet që bën dikush tjetër e ne jemi ata që pësojmë. Secili ndryshimin mund ta filloj nga vetja , ky ndryshim është më i lehtë kur thuhet ndërsa më vështirë të praktikohet, pikërisht këtu dua të dal tek dukuritë negative që ndodhin:

-Nëse kemi të bëjmë me një njeri me vlera duam ta përulim atë;

-Nëse kemi të bëjmë me një njeri të talentuar, dikush tjetër me mënyra të ndryshme (jo të drejta) do ta zërë vendin e tij;

-Nëse kemi të bëjmë me një personalitet të veçantë, ku mund ta vërejmë se tek ai mund të ketë shpresë për më mire, nga inati i të tjerëve ai bie poshtë si opsion;

-Nëse një nga këta “të artët e rinisë” nuk e ndjek traditën (për të vjedhur, për të bërë shkelje të ligjit vend e pa vend…etj.), ai shkelet, është i përjashtuar.

Plot e përplot raste të tilla na janë shfaqur në shoqërinë tone. Dhe përse? Ku është dhe kush është fajtori?
Askush nuk e merr përsipër atë që po ndodh. Na ka rastisur të shohim dukuritë negative para syve tanë, droga, duhani, alkooli, dhe në fund pa arritur rezultatin e largimit të këtyre dukurive. Ndonëse e pamundur është të mund të flasësh për një katastrofë me një shkrim , duhet shumë më tepër. A thua pse ka kaq shumë konflikte, kaq shumë raste të dhunshme, kaq shumë mashtrime, gënjeshtra?! Pse heshtja po arrin kaq shumë të mos na lërë të flasim nuk mund të kuptohet por ama ne jemi fajtorë, për atë që dhamë për ata që nuk duhej. E di edhe një gjë edhe më sigurt rinia nuk dorëzohet , këtë e kam vërejtur në energjinë që ajo e ka të fshehur, ka aq shumë ëndrra sa të tjerët ndonjëherë mbesin pa mend, ka aq shumë talentë sa edhe bota na e kanë lakminë . Dhe sikur pak nga kjo energji të shprehet ndodhin mrekullira mbi shoqërinë tonë .

Të ndihemi krenar nuk kemi si, mirëpo nuk duhet harruar se të gjithë ata që me një mënyrë a tjetër nuk po mund të na lejojnë drejt marshimit të realizimit të ëndrrave tona, ne nuk do të ndalemi fuqia e kësaj fjale nuk është e vogël për atë që edhe mendjes i bën veshë. Rinia është truri, rinia është udhëheqësi, rinia është shkëlqimi i artë i një populli!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button