Dimovski: Janeva të kërkojë falje

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dënuar retorikën e prokurores speciale, Katica Janeva. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Ilija Dimovskit, retorika e Janevës ishte deklaratë politike, sic tha ai, për të mos thënë partiake, raporton Portalb.

“Deklarata e rrezikon sovranitetin e Maqedonisë. Jemi mësuar me kësi deklarata, që vinin nga jashtë por tani vjen nga brenda. Deklarata e saj e delegjitimon edhe funksionin e saj. Sipas Janevës Maqedonia nuk ka institucione, nuk ka as kryetar, as Kuvend, as Qeveri, as Gjykatë Kushtetuese, do të thotë ky shtet nuk ekziston”, deklaroi Dimovski.

Dimovski kërkoi që Janeva të kërkojë falje për retorikën e saj të fundit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button