Valls: Nuk jemi frikësuar, do të mbahet EURO 2016 dhe Tour de France

Kryeministri francez, Manuel Valls, u shpreh sot se është “kyçe” mbajtja e Kampionatit Evropian të Futbollit në Francë që të tregohet sipas tij se vendi nuk është në frikë pas sulmeve terroriste në Bruksel dhe Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të paktën 34 persona u vranë dhe rreth 250 u plagosën në shpërthimet e djeshme në aeroport dhe metronë e kryeqytetit evropian, ndërkohë që në Francë ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, pasi 130 persona humbën jetën në një seri sulmesh terroriste në Paris, nëntorin e kaluar.

Sulmet ngritën dilemat nëse Kampionati Europian do të mbahet në qershor siç është planifikuar.

“Ngjarjet e mëdha sportive, ngjarjet e mëdha kulturore janë të rëndësishme për të treguar se ne jemi njerëz të lirë që rrimë në këmbët tona, nuk jemi frikësuar meqenëse jemi duke u përballur me kërcënime terroriste. EURO 2016 dhe Tour de France do të mbahen”, tha Valls në radio Europe 1.

Federata e Futbollit Evropian (UEFA), pas sulmit terrorist në Bruksel, lëshoi një deklaratë ku thuhet se Kampionati i ardhshëm Evropian në Francë do të organizohet nën masat më të larta të sigurisë.

“Të gjithë aktorët e përfshirë në organizimin e turneut do të vazhdojnë të monitorojë nivelin e rrezikut, kurse shërbimet tona të sigurisë garanton kampionat të sigurtë”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button