Sllobodan Bogoevski është lëshuar nga Burgu i Kumanovës

Dje pasdite, rreth orës 16  është lëshuar nga Burgu i Kumanovës, ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski, njofton Tv Telma.

Bogoevski është lëshuar pasi që mbajti burg prej 1 vjet e 7 muaj, në të cilën ishte i gjykuar në kuadër të aksionit “Agjent”.  Bogoevski ishte i gjykuar për pjesëmarrje në mallverzime financiare lidhur me blerjen e një toke në Karposh. Ai gjatë tërë kohës se është i pafajshëm dhe se pushteti është duke e montuar që të mos i ndajë informatat që i ka në lidhje me rastin “Magjar Telekom”, përcjellë Portalb.

Bogoevski për “Telma”, ka thënë që është liruar dhe se deri më tani askush nga Prokuroria Speciale ose nga ndonjë institucion tjetër nuk i ka kërkuar deklaratë në lidhje me rastin “Magjar Telekom”.

P ërndryshe, Prokuroria Speciale ka marrë në duar shqyrtimin e lëndës për aferën e madhe “Magjar Telekom”.
Këtë e ka konfirmuar më 12 shkurt 2016,  zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristevska në kuadër të shpalosjes së aksionit “Titanik”, transmeton Portalb,

Afera “Magjar Telekom”
Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski, në dëshminë e tij dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së saj motër – “Telekomi i Maqedonisë”, në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontrovers grek, Dimitris Kondominas.

Para gjykatës së New Yorkut, Bogoevski ka folur për miton e marrë nga partnerët shqiptarë të Qeverisë së vitit 2005-2006 të drejtuar nga ish-kryeministri Vllado Buçkovski me qëllim të korruptimit të tyre.

Kështu, në transkriptin e publikuar në 166 faqe, Bogoevski i përmend ish kryeministrin e Maqedonisë Vllado Buçkovski dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh).

I pyetur nëse i njeh personat me inicialet A.A. dhe M.Xh., Bogoevski thotë se ata janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dhe se kanë marrë 5 milionë euro nga “Magjar Telekom”.

LEXO më shumë:

LEXO: Të dyshuarit për “Magjar Telekom” i pret gjykata në Maqedoni

LEXO: “Magjar Telekom”: Prokurori i SHBA ngre padi në bazë të dëshmisë së Bogoevskit

LEXO: Afera “Magjar Telekom”: fillimi i fundit, si u asgjësuan materialet për Maqedoninë

LEXO: Dosja Telekom: Si u liberalizua tregu

LEXO: Ahmeti: Prokurori special të procedoj rastin ‘Magjar Telekom’, e vërteta të del në shesh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button