Sot shënohet Dita Botërore e Poezisë, UNESCO përshëndet të gjithë krijuesit

Dita Botërore e Poezisë është një festë e poezisë, letërsisë dhe fjalës së lirë, e që vëzhgohet nga UNESCO çdo vit.

Kjo ditë ka për qëllim nxitjen e krijimtarisë, duke frymëzuar mësimin e poezisë dhe rivendosjen e dialogut mes poezisë dhe arteve të tjera, të tilla si teatër, valle dhe muzikë.

‘’Ata burra dhe ato gra të cilët kanë instrument të vetëm të punës fjalën e lirë, janë të nderuar, ata imagjinojnë dhe veprojnë në një mënyrë të tillë. UNESCO përshëndet vlerën e poezisë si një simbol i krijimtarisë së shpirtit njerëzor’’ tha Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-së, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë,  përcjellë Klan Kosova.

Sipas Bokovës, poezia i jep formë çdo gjëje duke rrethuar me fjalë të tilla aq të bukura për të përçuar tek të tjerët përjetimin e vuajtjes së madhe dhe mjerimit të botës apo edhe gëzimet duke kontribuar në zgjerimin e njerëzimit të përbashkët për të arritur forcën dhe solidaritetin e vet- vetëdijes, përcjellë Klan Kosova.

Dita Botërore e Poezisë, shënohet çdo 21 mars, datë kjo e cila u zgjodh gjatë seancës së 30-të, të UNESCO-së e që shënimi i një dite të tillë u vendos në Paris të vitit 1999.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button