Princ Charles flet për Rita Orën dhe citon Nënë Terezën në Parlamentin serb

Princ Charles gjatë qëndrimit të tij në Beograd, në kuadër të xhiros së tij në Ballkan, ka mbajtur fjalim në Parlamentin e Serbisë.

Në fjalimin e tij, ai ka përmendur edhe shqiptaret, Rita Ora dhe Nëna Terezë, transmeton Koha.net. Gjithashtu princi i Uellsit ka thënë se gjurmët e sëmura të historisë duhet të tejkalohen përmes dialogut.

Radio Evropa e Lirë në artikullin e saj përfshinë këtë pjesë të fjalimit:

“Njerëz nga Ballkani sot janë të njohur në Britani të Madhe në shumë fusha. Në muzikën bashkëkohore – Rita Ora të cilën e kam dëgjuar me shumë kënaqësi javën e kaluar në Londër”.

Ndërsa artikulli tjetër në medien serbe “B92”, përmban pjesën kur princi i Uellsit flet dhe për Nënën Terezë.

“Uniteti është ndërtuar më së shumti me tejkalime. Nëna Terezë ka thënë: ‘Ne mendojmë se ajo çka punojmë është vetëm një pikë në oqean, por oqeani do të jet më i vogël nëse nuk është pikë’”, ka thënë princi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button