Në 34 arrin numri i të vdekurve në Ankara, 125 të plagosur

34 është numri i të vdekurve në sulmin në Ankara, thonë raportimet e fundit në Turqi. Sulmi që cak kishte një mjet transporti, la të lënduar edhe 125 persona tjerë.

Pas shpërthimit forcat e sigurisë kanë evakuar zonën, në rast të një shpërthimi tjetër, raporton AA.

Derisa një numër i madh i viktimave po trajtohen në klinikë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka nevojë për donacione të gjakut në spitale të Ankarasë.

Sipas burimeve të agjencisë, brenda zyrës së kryeministrit, Ahmet Davutoglu do të kryesojë një takim të sigurisë në orët e vona, për të diskutuar dhe vlerësuar situatën pas shpërthimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button