Kukan: Maqedonia është në gjendje shumë të rëndë

Eurodeputeti  sllovak Eduard Kukan pas debatit të djeshëm në Parlamentin Evropian dhe votimi i sotëm për Rezolutën për Republikën e Maqedonisë, kërkoi Bashkimi Evropian që t’i japë mbështetje dhe përkrahje vendit në përballjen me krizën politikë vendore dhe me fluksin e refugjatëve.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, potencoi se çelësi për dalje nga kriza janë zgjedhjet që do të mbahen më 5 qershor.

Sipas deputeti sllovak në Parlamentin Evropian, zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare janë ato që do të duhet t’i japin fund të gjitha ngjarjeve në skenën politike vendore në Republikën e Maqedonisë.

“Me qëllim që të lëvizin gjërat, duhet të shohim bashkëpunim të të gjitha partive politike në implementimin e marrëveshjeve të vitit të kaluar, duke përfshirë edhe zgjedhje të mirëpërgatitur, të lira dhe korrekte në qershor, si dhe implementimi i prioriteteve urgjente reformuese. Gjithashtu, ne duhet të mbetemi të zëshëm për lirinë e mediave dhe mbështetjen e punës së Prokurores speciale publike, porositi Kukan.

Mëngjesin e sotëm, Parlamenti evropian e miratoi rezolutën për Maqedoninë në raport me raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendin nga viti 2015 dhe me këtë rast për të shtatën herë me radhë në mënyrë të njëpasnjëshme deri te Këshilli Evropian rekomandoi që të hapen bisedimet inkuadruese për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button