Ali Ahmeti: Zgjedhjet e 5 qershorit do ta përmbyllin krizën

Sot në rezidencën e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte i ftuar për një drekë pune nga ambasadori Evropian Aivo Orav ku u takua edhe me Drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perendimor dhe Turqinë pranë Shërbimit Evropian për Politikë të Jashtme Angelina Erchhorst si dhe  Johanes Wiereck nga e njëjta zyre.

Kryetari Ahmeti dhe përfaqësuesit e lartë të Brukselit folën për rrjedhën e zhvillimeve politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, zbatimin e obligimeve të ndërmarra, gjendjen në rajon dhe integrimin EuroAtlantik.

Ahmeti vlerësoi që shtyllat kryesore nga marrëveshja e Shkupit tashmë janë zbatuar, ndërsa partitë politike duhet që të angazhohen për rrethana demokratike zgjedhore si dhe ti ndihmojnë institucionet që zbatojnë zgjedhjet.

BDI do të angazhohet për proces të besueshëm, të drejtë dhe demokratik zgjedhor në të cilin mediat do të janë të paanshme dhe qytetarët do të votojnë të lirë, pa frikësime dhe pa presione.

Zonja Erchhorst shprehu mirënjohjen e Brukselit për rolin e Ahmeti dhe të BDI-së në zgjidhjen e krizës duke e vlerësuar si veprim të guximshëm, por të duhur.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth rëndësisë së madhe të marrëdhënieve ndëretnike vis-а-vis zhvillimeve që ndërlidhen me keqpërdorimin e simboleve fetare për qëllime politike.

Ahmeti u shpreh që zgjedhjet e 5 qershorit do të mundësojnë përmbyllje të krizës dhe rikthim të fuqishëm të skenës politike në agjendën Euro- Atlantike dhe fokusim në zgjidhjen e çështjeve që po na mbajnë larg nga integrimi në NATO dhe BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button