Qindra tetovarë të interesuar për vëzhgim të zgjedhjeve

Në prani të mediave lokale, përfaqësues të OJQ-ve lokale dhe përfaqësues të partive politike në Tetovë,CIVIL prezantoi projektin “Përpara!” dhe i informoi për thirrjen publike për vëzhgues të zgjedhjeve. BU ndanë mbi 1000 afishe informative në gjuhën maqedonase dhe shqipe në mesin e tetovareve dhe tetovarëve, të cilët shprehën mbështetjen e tyre dhe na ofruan bashkëpunimin si vëzhgues qytetarë gjatë zgjedhjeve.
Qytetaret dhe qytetarët në Tetovë, megjithatë, ishin skeptikë për zhvillimin paqësor të zgjedhjeve pa parregullsi dhe dhunë në rajonin e Pollogut, madje shprehën dyshim se më qershor 5 nuk do të zbatohen zgjedhjet.
 Projekti “PËRPARA!”, i cili filloi në janar dhe do të zgjasë 7 muaj,  është mbështetur me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore. Si edhe deri tani, së bashku me qytetaret e qytetarët, CIVIL kontribuon dhe do të kontribuojë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button