Mijëra refugjatë janë të robëruar në kufirin greko-maqedonas (VIDEO)
Disa mijëra refugjatë, pjesa më e madhe nga Siria dhe Iraku ende janë të robëruar në kufirin verior të Maqedonisë me Greqinë, njofton Portalb.
Scenes from the Greek/Macedonia border where our partner @iamCARITAS is assisting #refugees: https://t.co/KvOsbZWo1y pic.twitter.com/b8B0E3Effh
— Catholic Relief (@CatholicRelief) February 24, 2016
Policia greke ka njoftuar se autoritetet maqedonase kanë lejuar vetëm 100 refugjatë ta kalojnë kufirin. Rreth 2.800 refugjatë presin në kampin që ndodhet në zonën kufitare Idomeni, ndërkaq edhe 800 të tjerë pak më larg se ky vend.