Trekëndëshi: LSDM-ja, lista zgjedhore dhe profesori pengues!

[Recension: “Kurir”: LSDM-ja përsëri në mënyrë perfide e pengon pastrimin e listës zgjedhore]

Tekst komentues, joobjektiv dhe politikisht i anshëm, që shërben për manipulim dhe defokusim nga arsyeja e vërtetë për shkak të së cilës më shumë se dy muaj vonohet pastrimi i listës zgjedhore.

„Курир“ СДСМ повторно на перфиден начин го кочи прочистувањето на избирачкиот список NetPress NetPressLinku deri te artikulli origjinal: “Kurir”: LSDM-ja përsëri në mënyrë perfide e pengon pastrimin e listës zgjedhore

Data dhe koha e publikimit: 17.02.2016, 13:02

Data e recensionit: 18.02.2016

Recensues: Simona Atanasova

PROBLEMI QËNDRON TE EKSPERTI I TI-së?!

Në bazë të asaj që është shkruar në këtë tekst (i cili është marrë nga një medie tjetër dhe linku është theksuar në mënar adekuate), arsyeja kryesore për shkak të së cilës është duke u vonuar pastrimi i listës zgjedhore ështe eksperti i TI-së, Sashko Ristov, i cili për shkak të ligjërimit në fakultet e pengonka procesin.

Kështu, për këtë profesor të FSHIIK-ut thuhet se është i propozuar nga LSDM-ja, mirëpo nuk ofrohet sqarim se si është ardhur deri te ky konstatim. Nuk ka deklaratë nga anëtarët e LSDM-së në KSHZ se ata e kanë propozuar këtë profesor që të jetë ekspert i TI-së në komision, e aq më pak është kërkuar profesori Ristov që të japë koment për këtо akuza paushallme, pa argumente.

Mirëpo, obligimet e tij në fakultet, sipas asaj që është shkruar, nënkuptojnë se “LSDM-ja përsëri në mënyrë të tejdukshme dhe perfide e pengon pastrimin e listës zgjedhore”.

“Eksperti për TI, i propozuar nga LSDM-ja, Sashko Ristov, i cili është profesor në FSHIIK, sipas udhëzimit nga partia e tij amë, në mënyrë të tejdukshme përpiqet ta pengojë pastrimin e listës, nën arsyetimin se ka ligjërata në fakultet në periudhën kur duhet të kryhen obligimet në KSHZ. Rasti i tillë i fundit ishte pikërisht sot, kur ka paralajmërua se do të mungojë deri në orë 13 dhe ka thënë që pa të të mos fillojë pastrimi i listës.”

Edhe pse në tekst thuhet sot (ditën kur është shkruar teksti, gjegjësisht më 17 shkurt), ka filluar procesi i pastrimit të listës zgjedhore me kontrollimin e gërshetuar të disa bazave me të dhëna, anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, deklaroi se procesi do të fillojë nesër (18 shkurt), ndërsa verifikimin do ta bëjnë tre kompani të TI-së, dy nga të cilat janë nga Maqedonia, ndërsa njëra nga SHBA-të.

Kjo do të thotë se pastrimi i listës zgjedhore nuk varet nga një profesor i FSHIIK-ut, siç thuhet në tekst.

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni, ka vetëm akuza paushalle, që me çdo kusht ta akuzojë opozitën se e pengon procesin zgjedhor, pa mos ofruar asnjë dëshmi se kjo është e vërtetë.

Lexuesve u ofrohet një artikull manipulues, i cili e ka harruar objektivitetin dhe parimet themelore të gazetarisë dhe i cili ka elemente të dukshme komentuese që janë futur në këtë “lajm”. Nuk janë respektuar dhe nuk janë pyetur që të japin koment të gjitha palët e interesuara, por janë bërë akuza paushalle, të cilat shumë lehtë mund të mos jenë të vërteta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button