Maqedoni, rritet numri i të sëmurëve nga gripi

Gjatë javës së gjashtë të vitit (nga 8 shkurti deri më 14 shkurt) në Republikën e Maqedonisë nga 30 njësi raportuese janë paraqitur 4.230 raste të gripit/sëmundje të ngjashme me gripin, me incidencë nga 204,4 në 100.000 banorë, që paraqet rritje për 35,3 për qind në raport me javën e kaluar, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë.

Numri i personave të paraqitur këtë javë është më i madh për 2,6 herë krahasuar me javën e gjashtë të sezonit të kaluar dhe për 72,7 për qind në lidhje me grafikun tipik sezonal për pesë sezonet e ardhshme.

Në javën e gjashtë janë paraqitur dy epiloge me vdekje të asocuara me grip, tek dy persona nga Manastiri, të moshës prej 68 dhe 74 vjeçare – që të dy me histori të sëmundjeve kronike.

Edhe në javën e gjashtë, numri më i madh dhe përqindja e të sëmurëve janë paraqitur në grup-moshën prej 15 – 64 vjeçare. Incidencë më të lartë këtë javë është regjistruar tek më të rinjtë – fëmijët e moshës prej 0-4 vjeçare, e pastaj tek fëmijët/nxënësit e moshës prej 5-14 vjeçare.

Këtë javë, numri më i lartë i pacientëve janë paraqitur nga Qendra për shëndet publik Shkup. Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në territorin e qendrave shëndetësore publike në Strumicë (428) Manastir (441), Veles (401), Prilep (382), Zyra rajonale Kavadar (343) dhe Qendra për Shëndet Publik – Ohër (303 ).

Incidencë më e lartë edhe këtë javë, si dhe në dy të kaluarat është regjistruar në njësinë rajonale në Sveti Nikole ku janë regjistruar 209 persona të sëmurë dhe në Kavadar me 343 të sëmurë dhe Veles me 401 persona të sëmurë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura nga gripi gjatë këtij sezoni arrin 12.237 me incidencë është 591,4/100.000 banorë. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura në këtë sezonë është më i madh për 44,2 për qind, ndërsa në lidhje me modelin për pesë sezonet e kaluara është regjistruar rritje prej 23,1 për qind.

Gjatë javës së gjashtë të vitit, në laboratorin virusologjik të Institutit për shëndet publik është testuar një material për praninë e gripit, i cili është pozitiv në influencën A-jo të tipizuar.

Nga fillimi i sezonit 2015/2016, janë testuar gjithsej 58 materiale biologjike nga institucionet shëndetësore – pacientë të mjekuar në ambulanca dhe në spitale (mbikëqyrje rutinore dhe sentinele), nga të cilat 9 ose 15,5 për qind janë pozitivë në praninë e virusit të gripit (3, 9 ose 15,5 për qind janë pozitivë në praninë e virusit të gripit (3 janë A (H1N1), 4 janë influencë A – jo të tipizuara dhe 2 – influenca B).

Nga java e 42-të e vitit të 2015 ka filluar vaksinimi me vaksinë kundër gripit sezonal. Sipas raporteve të arritura deri më tani në QSHP/NJR janë vaksinuar gjithsej 26.724 dhe janë shpenzuar 88,4 për qind nga numri i përgjithshëm i vaksinave të furnizuara për këtë sezon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button