Shkëndija vendosi, të dielën në Kërçovë

Përballja e xhiros së 19-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Horizont Turnovës do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Kërçovë, me fillim në orën 14:00.

Kështu ka vendosur kryesia e klubit, duke mos u pajtuar me rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ‘kuqezinjtë’ të luajnë në Veles pa praninë e publikut. Shkëndija zgjodhi Velesin në kërkim të terenit më të mirë ku ekipi do të mund të shfaqte potencialin, mirëpo kryesia në asnjë mënyrë nuk ka pranuar të privojë tifozët të ndjekin ekipin e tyre.

Për këtë qëllim është vendosur që të ‘dilet jashta’ vendimit paraprak dhe përkundër faktit se tereni në Veles në këtë moment është shumë më i pranueshëm, Shkëndija të presë Horizontin në stadiumin e qytetit në Kërçovë. Pritet që këtij vendimi të kryesisë t’i bashkangjiten tifozët për të mbushur përplot stadiumin ditën e dielë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button