Helikopter dhe Hamer për sigurinë e Kerryt (Foto)
Garda e Republikës dhe SHISH-i kanë vënë në dispozicion për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, një helikopter, që patrulloi në qiellin e Tiranës, gjatë rrugëtimit të Kerryt nga Rinasi drejt qendrës.
Pjesë e masave të sigurisë që ka marrë Policia e Shtetit janë edhe automjetet e tipit “Hamer”.
Masat e mara për kryediplomatin amerikan janë të ngjashme me ato të marra gjatë vizitës së kancelares gjermane Merkel dhe presidentit serb Vuçiq.