Rama: Me SHBA-të nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka (VIDEO)

Shqipëria u është mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë. Kështu u shpreh kryeministri Rama në përfundim të takimit me sekretarin amerikan të shtetit, Xhon Kerri.
Rama tha se në takimin dypalësh janë diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi për vendin, mes të cilave edhe ajo e reformës në drejtësi, e cila pritet të votohet muajin e ardhshëm në Kuvend.

“Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara për ndihmën që kanë dhënë veçanërisht për këtë reformë. Obligimi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend i paketës së ndryshimeve kushtetuese. Me SHBA-të në krah, kjo e bën të arsyeshëm optimizmin për sukses. Me SHBA-të nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka”, theksoi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.

Rama: Mirënjohje për mbështetjen, në veçanti për reformën në drejtësi

Kjo vizitë nis më së miri celebrimin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi, reformë kyçe për rezultatet e çdo reforme tjetër. U jemi mirënjohës për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë krah për krah me europianët dhe ekspertët tanë në aspektin teknik të reformës. Objektivi është se marsi të jetë muaji për votimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese. Si miq, partnerë dhe aleatë të ngushtë kemi punuar dhe do të vijojmë të punojmë me NATO-n dhe organizatat e tjerë ndërkombëtare. Me SHBA-të nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. Trupat tona do vijojnë misionin në Afganistan dhe do të vijojnë deri kur të jetë e nevojshme. Biseduam për bashkëpunimin dypalësh në fushën ekonomike, kemi konstatuar një rritje të investimit të kompanive amerikane në Shqipëri.

Videon mund ta shihni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button