Haradinaj kërkon zgjedhje të monitoruara, në qershor

Është kohë e ndjeshme kjo nëpër të cilën po kalon vendi, por kundërshtimi për dy marrëveshjet e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës – Asociacionin dhe Demarkacionin – duhet të vazhdojë, sepse dëshirojmë të ndërtojmë themele të fuqishme për demokracinë tonë, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, i cili me ftesë të Lëvizjes FOL po merr pjesë në diskutimin e radhës në Forumin “Fol hapur”, ka thënë se Opozita kërkon zgjedhje në qershor të këtij viti dhe që ato të jenë të monitoruara, njofton Klan Kosova.

Lideri i AAK-së tha se të mërkurën e ardhshme, përpos ditës festive qytetarët do ta manifestojnë edhe kundërshtimin që kanë për Qeverinë Mustafa-Thaçi dhe do të kërkojnë dorëheqjen e saj.

“Është pak kohë e ndjeshme për të folur, sepse shumë pak ditë na ndajnë nga data e pavarësisë, që këtë herë i ka dy pamje – një, e cila i shpjegon pamjet e një aktiviteti festiv dhe pjesa tjetër është shprehje e shqetësimit të qytetarëve me protestën që është planifikuar nga ora 14:00”.

Haradinaj ka ripërsëritur se Opozitën e kanë bërë bashkë dy kauzat, përkundër se dallimet mes tyre ekzistojnë.

“Në të kaluarën ka pasur gjithmonë lëvizje kundërshtime, Vetëvendosja ka qenë më aktive, se fundi ka ndodhë një bashkim i cili për pretekst ka dy marrëveshjet – Asociacionin dhe Demarkacionin.

“Në dëshirojmë te krijojmë themele të mira të demokracisë tonë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button