Maqedoni, mendohet për “tatim ndaj yndyrërave”

Maqedonia sipas shembullit të sistemeve shëndetësore të shumë shteteve të zhvilluara evropiane, mendon që të hapë debat se a është e nevojshme që të sillet tatim shtesë për ushqimin me yndyrëra të tepërt, krip apo sheqerëra, veçmas pas marrjes së rezultateve të strategjisë evropiane për dietë dhe obezitet të cilat tregojnë se në Maqedoni njerëzit janë në mbipeshë më shumë se sa mesatarja evropiane. Këtë dje e ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, njofton Portalb.

“Nuk dua të keqkuptohem, nuk është ky vendim që të sjellim tatim, përkundrazi duam që seriozisht të debatohet sepse impakti i shëndetit nga përdorimi i tepërt i yndyrërave, kripës apo sheqerërave dhe mosbërja e aktiviteteve fizike, drejtpërdrejt ndikon në shëndetin e qytetarëve. Kjo është ajo që më së shumti i mbush spitalet, dhe do t’i mbush në të ardhmen”, tha Todorov.

Ai theksoi se programet preventive janë të rëndësishme dhe se stilet e jetës dhe shprehitë ndikojnë në gjendjet e përgjithshme të shëndetin mbarë vendin.

“Debati për mbipeshë është shumë aktual në Evropë dhe është i hapur për më shumë sisteme të zhvilluara shëndetësore, ndërkaq ne në këtë shtet duhet ta ndjekim këtë hap dhe të hapim debat se a është e nevojshme që të sillen pagesa shtesë për ushqimin me yndyrë, kripë apo sheqer të tepruar. Megjithatë, për këtë patjetër duhet të bëhet debat i gjerë shoqëror, me industrinë dhe ekspertë, e cila pres që të bëhet në periudhën e ardhshme”, shtoi Todorov, shkruan Portalb.

Todorov theksoi se duhet të precizohet problematika me ushqimin në, veçmas sipas tij, duhet të shikohen të dhënat nga studimi për të ushqyerit në Republikën e Maqedonisë, e cila tregon se qytetarët konsumojnë më shumë ushqim me yndyrëra, kripë dhe sheqerëra më shumë se sa niveli mesatar i Evropës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button