Ronaldinho tronditi Barcelonën, Neymar ndjeke zemrën tënde

Ronaldinho ka thënë se do të përkrahte Neymarin edhe nëse kalon në Real Madrid.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho ka befasuar të gjithë duke thënë se do të përkrahte Neymarin edhe nëse transferohet në Real Madrid.

Ai ka thënë se Neymar është shoku i tij dhe dëshiron që ai të jetë vetëm i lumtur, pavarësisht se e pranon se do të kishte dëshirë të qëndronte në Real Madrid.

“Neymar në Madrid? Dua që ai të jetë i lumtur, ai është miku im. Do të doja shumë të qëndronte në Barcelona dhe të shkruante histori, por nuk jam duke e këshilluar atë nëse duhet të qëndroj apo të largohet, le ta ndjek zemrën e tij”, tha Ronaldinho për Cadena Ser. /Express

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button