Vanhojte: Nuk është mirë të kopjohen ligjet e vendeve evropiane

LSDM dhe VMRO-DPMNE asesi t’i afrojnë qëndrimet e tyre sa i përket ligjit të mediave. Edhe në takimin e sotëm, grupet punuese nuk kanë arritur të ecin një hap para drejt pajtueshmërisë dhe të sjellin një ligj adekuat për mediat, ku të gjitha palët do të jenë të kënaqura. Lehtësuesi belg, Piter Vanhojte pas një jave qëndrim në Bruksel për konsultime ende nuk po arrin të ketë impakt te palët për një dakordim eventual, raporton Portalb.

“Së pari LSDM-ja prezantoi propozimet dhe më pas partitë tjera BDI, PDSH dhe VMRO-DPMNE paraqiten propozimet e tyre. Duke u bazuar në këto ne patëm diskutime bilaterale dhe ramë dakord që prej nesër të vazhdojmë takimet bilaterale dhe të fillojmë, duke u bazuar në propozimin e LSDM-së, të eliminojmë propozime të ndryshme, të shohim me çka pajtohemi dhe me çka nuk pajtohemi dhe ku janë të mundëshme kompromiset, dhe ku nuk janë të mundshme. Presim që të kemi marrëveshje finale, sa më shpejtë të jetë e mundur, diku javën e ardhshme,” u shpreh Vanhojte pas takimit të grupeve punuese.

Van Hojte tha se Maqedonia ka kushtetutën dhe ligjet e saj dhe se shtetasit e këtushëm duhet të jenë krenarë me legjislacionin e vendit. Nuk është mirë të kopjohen ligjet e vendeve evropiane dhe të pretendohet se janë të mira, tha diplomati Van Hojte, duke shtuar se Maqedonia ka sistem të ndryshëm ligjor, tjetër bekgraund dhe origjinë të medias krahasuar me shumë vende evropiane,  kështu që provoni ta përdorni atë që keni dhe ta përmirësoni”, tha ai.

Ja se çfarë deklaruan përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, para se të niste takimi i tyre me lehtësuesin belg Piter Vanhojte:

“Me ligjin e LSDM-së parashihet rritja e gjobave për mediat. Ky ligj RTVM parasheh që agjencia e mediave të përbëhet nga njerëz të organizatave joqeveritare. Aty parashihet një baraspeshë e cuditshme. Edhe atëherë kur duhet të shkruhet për ndonjë rast ku është përfshirë një pedofil duhet t’i kemi të dy palët. Ky propozim ligj, që para dy muajve, u refuzua nga të gjitha organizatat e gazetarëve në Maqedoni”, tha Ilija Dimovski, përfaqësues i VMRO-DPMNE-së në bisedime.

Ai tha se sonte në tavolinë do të hedhë shembujt nga ligjet e vendeve anëtare në BE, që kanë të bëjnë me fushën e mediave.

“Këto shembuj të vendeve evropiane, shpresoj se do të jenë të pranueshme nga palët në bisedime. Me kësi ligje shtete tjera kanë hyrë në BE. Ata le të vendosin cilin shtet-shembull do ta zgjedhin”, tha Dimovski.

Nga ana tjetër, LSDM nuk lëvizë nga qëndrimet e veta në lidhje me çështjen e mediave. Qëndrimit jonë është i qartë dhe preciz, tha përfaqësuesi i LSDM Robert Popovski, raporton Portalb.

“Qëndrimi jonë bazohet në qëndrimin e faktorit ndërkombëtarë. Që është në interes të zgjedhjeve fer dhe demokratike. Janë qëndrime objektive për profesionalizmin e mediave”, tha mes tjerash Popovski.

Sipas tij askush nuk duhet të shqetësohet nëse e ushtron detyrën profesionalisht. “Duhet të shqetësohen vetëm ata që shkelin kodin professional të gazetarisë”, potencoi Popovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button