Pesë padi penale të reja për ekipin e Janevës

Edhe pesë padi penale janë ngre kundër prokurorëve në Prokurorinë speciale të Katica Janevës. Nga Prokuroria publike, informojnë se paditë janë ngre nga persona fizikë për shkak keqtrajtimit në ushtrimin e detyrës zyrtare, transmeton Portalb.

Tre nga paditë penale janë për persona të panjohur në Prokurorinë speciale, ndërkaq dy janë kundër prokurorëve me emra konkret.

Janeva pardje në Këshillin e prokurorëve publik tha se prokurorët në ekipin e saj punojnë sipas ligjit.

Më parë ishin ngre edhe dy padi penale kundër ekipit të Janevës, tani numri i padive në adresë të Prokurorisë speciale ka arritur në 7, tre prej padive për bashkëpunëtor të Janevës./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button