KSHZ e miratoi metodologjinë për pastrimin e Listës Zgjedhore

“Pas marrjes së pajtueshmërisë në formë të shkruar nga katër partitë më të mëdha të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme, e miratoi rregulloren e metodologjisë për qasje të plotë, fshirje apo ndryshim të të dhënave në Listën Zgjedhore, por edhe procedurën për zbatimin e vërtetimit në terren për shkak të përditësimit të njëjtit. Gjithashtu KSHZ miratoi edhe rregulloren për mirëmbajtje dhe përditësim e Listës Zgjedhore bazuar në analizat statistikore, vërtetimin e kryqëzuar në baza të ndryshme dhe evidentimin, vërtetimit e pakufizuar në terren dhe tjera metoda të njohura për vërtetim”, theksojnë nga KSHZ, njofton Portalb.

Çka parasheh metodologjia?

Sipas metodologjisë së propozuar nga KSHZ e që mori tani dritë jeshile edhe nga të gjitha partitë, lista zgjedhore do të shqyrtohet në disa faza. Procedura do të fillojë me krahasimin e listës zgjedhore të cilën aktualisht e kemi me listën e zgjedhjeve të fundit të mbajtura në vend.

Në fazën tjetër, do të bëhet kryqëzimi i informatave nga 13 institucione relevante, për të marr numrin e saktë për personat për të cilët nevojitet kontrollimi në terren – që i takon fazës së tretë.
Sipas analizave të KSHZ, numri i kontrolleve në terren mund të jetë i madh dhe të arrijë deri më 100 mijë (për amvisëri).

Mediat: LSDM dorëzon propozimet deri te partitë

Propozim-ligjim që e përgatit LSDM, duhet të përmbajë propozimet dhe vërejtjet të cilat lehtësuesi belg, Piter Vanhojte i prezantoi në mesin e dhjetorit.

Takimi i radhës i grupeve punuese me Vanhojten, pritet që të mbahet nesër, pasi që partitë do të kenë kohë të mjaftueshme që ta rishikojnë propozim-ligjin e LSDM-së. /Portalb

Lexo: Çfarë propozon Vanhojte e çfarë VMRO DPMNE për mediumet?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button