Janeva: Rasti “Kumanova” në proces të rishikimit

Rastet “Monstra”, “Kumanova”, “Neshkovski”… janë në proces të rishikimit, kur do të kemi informacione konkrete do t’i zbulojmë për opinionin. Kështu është përgjigjur shkurt në pyetjen e gazetarëve për rastet që kanë inicuar reagime të shumta në opinion, prokurorja speciale Katica Janeva, raporton Portalb.

Kujtojmë se të akuzuarve në rastin “Kumanova” u është caktuar seanca gjyqësore me datë 9 dhe 11 shkurt nën kompetencë të Prokurorisë së rregullt Publike.

Sipas avokatit mbrojtës në rastin “Kumanova”, Naser Raufi, duhet të jetë ingerencë e Prokurorisë speciale edhe ky rast.

“Ingerencën e ka Prokuroria speciale. Sipas ligjit për Prokurori speciale, prokurorja Janeva duhet ta marr këtë rast. Kështu që, presim. Ky është një proces që do të zgjatë shumë”, tha për Portalb avokati Raufi.

Edhe përkundër obstruksioneve ndaj Janevës avokatët mbrojtës në rastin “Kumanova” shpresojnë se prokurorja do ta merr edhe këtë rast në shqyrtim./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button