Princesha spanjolle Cristina do të gjykohet për korrupsion

Princesha 48-vjeçare e Spanjës, Cristina do të gjykohet për evazion fiskal në gjykimin për korrupsion i cili do të përfshijë edhe 16 persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe bashkëshorti i saj Inaki Urdangarin (45), deklaroi Këshilli gjyqësor.

Këshilli të premten hodhi poshtë argumentet e mbrojtjes se princesha spanjolle nuk duhet të gjykohet, si dhe t’i anulohet akuza, pasi prokurori rekomandoi që ajo të ballafaqohet vetëm me dënime të larta administrative.

Kjo do të thotë se kundër princeshës spanjolle janë ngritur dy aktakuza për evazion fiskal, për të cilat parashikohet dënim maksimal prej tetë vitesh burg, sepse princesha gjoja nuk ka paraqitur tatimin mbi shpenzimet personale të cilat ia kishte paguar kompania për tregti me patundshmëritë në pronësi të saj dhe burrit të saj, përndryshe ish-lojtar i hendbollit spanjoll dhe biznesmen.

Gjatë hetimit në lidhje me këtë rast deri më tani në pyetje janë marrë gjithsej 330 persona.

Burri i Princeshës, Inaki Urdangarin akuzohet për tetë vepra penale dhe mund të përballet me një dënim deri në 30 vjet burg. Autoritetet dyshojnë se Urdangarin ka përvetësuar 6.2 milionë euro të fondeve publike, korrupsion dhe evazion fiskal.

Qeveria e Spanjës ka thënë se pret gjykim të drejtë dhe korrekt për të gjithë të pandehurit, përfshirë edhe princeshën Cristina.

Hetimi për korrupsion në organizatën bamirëse “Instituto Noos”, të udhëhequr nga Duka i Palmës, Urdangarin, ka filluar në vitin 2010.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button