Fillon me punë Komisioni anketues për falsifikimin e letërnjoftimeve

Edhe pse koha është e shkurtër, ky Komision do të mundohet të zbardh skandalin me letërnjoftimet e falsifikuara. Kështu është shprehur Ilija Dimovski, udhëheqës i Komisionit anketues për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave, aferave dhe dokumenteve tjera.

LSDM ka vendosur të mos marr pjesë në këtë komisionin, për shkak se ky komisioni, sipas tyre, është formuar për ta bllokuar punën e Komisionit anketues për aferën e përgjimeve.

Në seancën e parë të këtij komisioni udhëheqësi Dimovski ka porositur anëtarët e komisionit që të propozojnë plan, të propozojnë dëshmitarë, të krijojnë tabelë të informacioneve nga mediat dhe çdo grup parlamentar të propozojë ndonjë institucion për ta vizituar.

Ky Komision anketues është formuar nën iniciativën e VMRO-DPMNE-së dhe udhëhiqet nga Ilija Dimovski, nënkryetar është Lubco Dimovski, ndërkaq anëtarë janë: Trajco Dimkov, Bllagoja Despotovski, Liljana Kuzmanovska, Bllagica Lasovska, Andon Cibishev, Dragan Danev, Talat Xhaferi, Ejup Rustemi, Gazmend Aliji i Sollza Grceva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button