Reagon BE ndaj Gruevskit: Kush ka nënshkruar, patjetër t’i përmbajë Janevën dhe Vanhojten

Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, sot nëpërmjet një statusi në faqen e saj oficiale të rrjetit social “Twiter”, i ka thirrur partitë politikë që ta respektojnë Marrëveshjes e Përzhinos dhe punën e prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.

“Të gjithë nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, duhet që ta përmbajnë punën e Prokurorisë Speciale”, shkruan sot Delegacioni i BE-së në Twiter.

Publikimi në Twiter, vjen pas fjalimit të djeshëm të kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në konferncën e Unionit të Grave, i cila tha se “dikush mundohet të vijë në pushtet me mashtrim, me bashkëpunim me shërbime sekrete të huaja, me bashkëpunim me kriminelë, falsifikatorë, Çausha, Vanhojta, Katica dhe shitës të mjegullave”.

Përndryshe, edhe LSDM-ja opozitare ka reaguar ndaj fjalimit të Gruevskit.

”Përdhunim”, ”t’i përzësh me shqelma”, “budalla”, ky është fjalori i Nikolla Gruevskit i cili frikësohet nga dënimi i qytetarëve dhe përballja me përgjegjësinë  për krimin e përgjithshëm në 10 vitet e shkuara. Nikolla Gruevski vet e pranoi se: nuk mundet kriminel dhe mashtrues i dëshmuar të bëhet kryeministër. Prandaj Gruevski nuk është kryeministër dhe asnjëherë nuk do të jetë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button