Gruevski: Më 24 prill vjen dënimi dhe hakmarrja e popullit

Kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski foli në konferencën vjetore të Unionit të grave në sallën “Boris Trajkovski”.

Sipas tij, dikush “duke shfrytëzuar LSDM-së ka dashur në mënyrë të pistë të rrëzoj VMRO DPMNE-në, të destabilizoj Maqedoninë.

“Çdo gjë ishte e përgatitur në mënyrë të përsosur, por siç e dimë nuk ka kriminalitet të përsosur. Në këtë rast, mungonte një finesë serioze, që si disa herë nëpër histori po tregohet kyçe për mbijetesën tonë, e ky është populli” deklaroi Gruevski.

Ai shtoi se kriza politike që shënoi vitin e kaluar, do të mbaroj me zgjedhje të parakohshme në prill.

“Tani populli është më i revoltuar se kurdo herë. Dhe tani, më 24 prill, vjen dënimi dhe hakmarrja e popullit. Vijnë pesë minutat e popullit. Kjo është ditë kur ky popull, populli i Maqedonisë, të gjithëve do ju tregoj kush është kush në vend apo se i kujt është shteti. Në prill, populli i Maqedonisë do ta kthej pjesërisht pushtetin e marrë dhe përmes votimit masovik në zgjedhje do t’i dëboj me shqelma funksionarët e “mbjellë” theksoi Gruevski.

Sipas tij, populli përmes këtyre zgjedhjeve do të dërgoj disa mesazhe mes të cilave, se Maqedonia është vendi i tij dhe vetëm ai vendos për të ardhmen e tij dhe krerët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button