Në Saraj u shpalos shtatorja e heroit legjendar, Isa Boletini

­Nën patronazhin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryetarit të komunës së Sarajit Bekim Murati, sot në Saraj te Sheshi i Flamurit, u vendos shtatorja e heroit legjendar shqiptar, Isa Boletini.

Në këtët manifestim, që ka të bëjë me 100 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, sipas këshillit organizativ morën pjesë familjarë të Isa Boletinit, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Vesli dhe mysafirë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria. Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores tha se Shkupi për ata që sot nuk janë gjallë ka qenë vatra e tyre.

Ndërkaq, fjalën kryesore në këtë eveniment e pati kryetari i BDI­së Ali Ahmeti. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ai tha se Isa Boletini po qëndron “aty në atë vend ku vetë e çliroi”.

“Rrugën që bëri baca Isë 100 vjet, sot arriti në Shkup. Nuk vritet ideali i Isës, sepse ai erdhi me Ademin e Hasanin të cilët do të nderohen derisa të ekzistojë shqiptaria dhe dielli…”, tha kryterai i BDI­së, Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button