Italianët ndërtojnë hidrocentrale në Maqedoni

Ministri i Ekonomisë në Maqedoni Bekim Neziri në një konferencë për media shpalosi detajet lidhur me paralajmërimin për investimet italiane në fushën e energjetikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas ministrit Neziri, prodhimi i energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse do ti mundësojë vendit që në afat të mesëm të fitojë energji elektrike më të lirë nga që ka sot.

Ai tha se kompania italiane do të ketë në dispozicion nga shteti të njejtat tarifa siç i kanë edhe 64 koncesionetrët tjerë në vend.

Investimi i kompanisë ndërtimore italiane, e cila ndërton katër hidrocentrale të vogla në vend kap vlerën prej 19 milionë euro. “Investimi bënë angazhimin e më shumë kompanive lokale në ndërtimin e këtyre hidrocentraleve dhe në këtë mënyrë ka ndikuar pozitivisht në ekonominë rajonit ku ndërtohen ato, por edhe në ekonominë e vendit në përgjithësi”, tha Neziri.

Përfaqësuesi Italian Duço Astalldi u shrpreh i kënaqur nga bashkëpunimi me institucionet në Maqedoni.

“Jemi të kënaqur nga korniza të cilën e ndërtoi qeveria e vendit për investitorët e huaj” tha ai.

Ndryshe, kompania italiane ka një histori 135 vjeçare dërtimin e hidrocetraleve të vogla për prodhimin e energjisë elektrike.

Ministri Neziri gjatë takimit kërkoi nga Astaldi, që të shqyrtojë mundësinë e realizimit të autostradës Shkup-Bllacë, që u pranua me kënaqësi nga Astaldi, i cili deri para pak kohësh ishte kryetar i Shoqatës evropiane të ndërtuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button