Votuesit nga Pusteci pranojnë pajisjen me letërnjoftime në mënyrë të paligjshme (VIDEO)

“Mirë se erdhët në Komunën e Pustecit”. Kjo përshëndetje qëndron në hyrje të fshatit për të gjithë qëllimmirët të cilët kanë vendosur t’i vizitojnë maqedonasit në Shqipëri. Ekipi i Alsat M ishte në fshatin i cili me të vërtetë është i lënë pas dore, por që fsheh tregime që rrëfehen me vite e dekada.

“Kur hymë në Pustec, menjëherë u dëgjua se në fshat kishin mbërritur gazetarë. Por, fshatarët ishin mikpritës dhe asnjëri nga banorët me të cilët bisedonim nuk ikte nga kamera e as nga pyetjet. Në këtë fshat ka rreth 1000 banorë, prej të cilëve 98% maqedonas. Të parin të cilin e takuam ishte Spiro. Ai edhe tre vite del në pension, kështu që mezi ia del të mbijetojë. Ai tërë jetën e tij e ka kaluar në Pustec, por ai voton edhe në Maqedoni. Para tre viteve i kanë dhënë letërnjoftim në Resnjë, ndërsa ka votuar në Kërçovë. Përse pikërisht atje, nuk dihet”, shkruan Alsat M.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button