Ermira: Na detyruan ta votojmë Naunovskin, sepse dikujt ia kanë pasur borxh

Ermira Mehmeti sot lajmëroi opinionin e gjërë se ka humbur “luftën me hienat e BDI-së” dhe si pasojë e kësaj nga sot ajo do ngrijë çdo aktivitet të saj partiak në çdo nivel. Ajo ka akuzuar rëndë partinë e saj të deritanishme për servilizëm dhe vasalitet ndaj VMRO DPMNE-së dhe paaftësi për tu reformuar.

Në vazhdim ua përcjellin statusin e plotë të Ermirës:

”Kisha deshire dhe qellim te sinqerte ta reformoj BDI. Isha e bindur se ka baze dhe do te gete gatishmeri per reflektim, ne menyre qe partia te behet me e forte, me e konsoliduar, me e fuqishme ne qeverisje.

Cdo tentim i imi hasi ne pengesa, kundershtime dhe goditje te uleta. Me sajuan afera, me prodhuan skenare, e nxisnin strukturen kunder meje. Mediat qe financohen nga BDI u vune ne sherbim te tyre duke bere fushate per te rrenuar kredibilitetin dhe integritetin tim.

Te kapur pas funksioneve sikur t’ua kishte bere nena, te perjetshmit e kuptuan si kercenim personal nevojen per reformim te partise. Cdo tentim per te shpjeguar se partia eshte organ kolektiv dhe nuk i takon askujt personalisht, ata e kuptonin si cenim ndaj privilegjeve personale. Prandaj mobilizuan te gjithe poltronet te cilet, per pak para ose ndonje beneficion te vogel, u vune ne mbrojtje te korrupsionit, vazalitetit dhe servilizmit. Na detyruan madje ta votojme edhe Toni Naunovskin, sepse sigurisht qe dikujt ia kane pasur per borxh.

Une sinqerisht mendoja se gjerat mund te ndryshojne dhe se brezi i ri mund t’i printe reformes. Paskam gabuar.

Duke filluar nga sot dhe deri ne perfundim te ketij mandati do te heshti. Poashtu ua bej me dije te gjitheve se me sot ngrij te gjitha aktivitetet e mia politike ne strukturat lokale apo ato udheheqese te partise.

Lufta me hienat politike eshte lufte e humbur paraprakisht. Por, per te gjithe keto hiena kam nje mesazh: koha ime ne BDI ndoshta asnjehere nuk do te vije, por ama jam shume e bindur se koha juaj po perfundon!”- mbaron lajmërimin e saj deputetja.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Pse a te kapi naj kush per fyti qe me votu a?
    Apo edhe ti i ke interesat e tua.po leni kto muhabete se tan jeni per interesa personale dikush ma shum e dikush ma pak

  2. Po e ka kapur dikush për fyti! Ja për shembull kur të thotë partia VOTO NAUNOVSKIN ti ke urdhër ndaj duhet ta votosh! Qe përgjigjja. Edhe mjaftni më Ermira ERMIRA ERMIRA.. mjaftni më oreee. Skeni faj ju kështu është kur ska një shtyllë burri ajo që ta mbrojë, bash si hiena jeni, le ato të partisë por edhe populli iu vërsul. Aj të lutem shkoni në Shqipëri dhe dëgjoni qfar flitet për ERMIRËN, po ju svlersoni jeni të poshtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button