Tetovë: Era e fortë shkakton dëme (foto)

Ditës së djeshme me kohë mjaft të mirë nuk i janë gëzuar edhe aq banorët e Tetovës, pasi që nata ka qenë e pakëndshme për ata, për shkak të erërave të fuqishme, njofton Telegrafi.

Gjatë tërë natës ka patur erëra të fuqishme të cilat në disa raste edhe kanë shkaktuar dëme. Ekskluzivisht për publikun, Telegrafi ka siguruar disa pajme të dëmeve të shkaktuara nga era e fuqishme brenda qytetit të Tetovës. Siç mund të shihni në foto, era ka arritur që të shkul çatinë prej teneqeje të një ndërtese shumëkatëshe në rrethrotullimin që të drejton kah Arabati Baba Teqe.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipe policore të cilët bëjnë mbikqyrjen e vendit. Nuk ka imformacione nëse ka dëme të shkaktuara edhe në pjesë tjera të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button