Barcelona me më shumë Topa të Artë

Futbollistët e Barcelonës e kanë fituar 10 herë Topin e Artë, prej të cilëve katër i ka rrëmbyer Lionel Messi i cili është favoriti kryesor që ta fitojë edhe sot në ceremoninë e cila zhvillohet duke filluar nga ora 18:30.

Real Madridi është shumë prapa në këtë aspekt, dhe nëse Messi shpallet sërish fitues i këtij çmimi, atëherë do të shkonte në tre diferenca mes dy rivalëve të përbetuar.

Lojtarët tjerë të katalunasve të cilët janë shpallur më të mirët në botë janë, Luis Suarez, Johan Cruyff (dy herë me Barcelonën), Hristo Stoichkov, Rivaldo dhe Ronaldinho.

Pas Barçës vijnë, Juventus, Milan dhe Real Madrid me nga tetë Topa të Artë, përcjell Sky Sports.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button