Rritja e çmimit për transportin urban shkakton trazira në Brazil

Policia ka përdorur gaz lotsjellës, që të shpërndajë demonstruesit e dhunshëm në Sao Paolo të Brazilit të cilët protestuan të pakënaqur nga rritja e çmimeve të biletave për transportin me autobus dhe metro me 8 përqind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protesta të ngjashme, por më pak të dhunshme janë mbajtur edhe në Rio de Janeiro dhe Belo Horizonte.

Protesta në Sao Paulo filloi e qetë, POR menjëherë u shndërrua në protestë të dhunshme pasi disa demonstrues të maskuar hodhën gurrë në drejtim të policisë.

Departamenti për Sigurinë Publike në Sao Paulo tha se disa protestues nga gjithsej 3,000 sa kishin dalë të shprehin pakënaqësinë për rritjen e çmimit të biletave, kanë gjuajtur me gurë dhe copëza druri në drejtim të policisë, duke lënduar tre pjesëtarë të forcave të rendit. Ata gjithashtu kishin thyer disa xhama të dyqanëve dhe bankave, ndërsa iu kishin vënë flakën tre autobusëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button